TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i fushatës së Fredi Beleri, kryetari i bashkisë së Himarës, që sot është në burg, Skerdjan Dhuli deklaroi se rezultati i fitores së kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ ishte i pritshëm.
Dhuli tha se arrestimi i Belerit ishte me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për interesa klienteliste sa i takon pronave në Himarë.
“Bisedën me Belerin e kam nisur në nëntor. Kam qenë aktiv pas dhjetorit e pas në mënyrë intensive në fushatën e Belerit. PD dhe koalicioni opozitar, nuk kishte ndarje mes demokratëve në Himarë. Të gjithë faktorët opozitarë ishin të bashkuar përballë zotit Beleri. Po ashtu dhe për shkak të grabitjes së pronave në Himarë, personazhe anonime që fabrikohen nga Tirana, dhe grabisin pronat e banorëve. Ata banorë e ndjejnë peshën e kësaj dhe ndaj reaguan me votë. Ne kishim bindjet që do të fitonim zgjedhjet. Ne bëmë dy sondazhe, njëri prej tyre është kompania më serioze. Ky sondazh e nxirrte fitues Belerin, Këto sondazhe i mori dhe Rama. Kur bëri takim në Himarë e kuptoi se si ishte situata se në takim me të ishin etëm 300 persona. Vetëm administratën kishte dhe një pjesë të familjarëve të tyre. Aty e kuptoi se çarë e priste në terren. Kupa e tij u mbush kur pa takimin e zotit Berleri në Athinë, ku ishin të ulur në sallë 1200 persona. Shqetësimi i Ramës në himarë lidheshin me interesat klienteliste që ka territori i Himarës, që administron 70% të detit Jon, Interesat klienteliste janë të rastësishme. Është ë pamundur që fushata të bëhet mes shqiptarësh dhe grekësh. Unë jam mysliman, lab, dhe nuk kam lidhje me këto lloj qasjesh.
Shtabi i tij, një pjesë e shtabit të tij, ka qenë nga Labëria. emigrantët erdhën nga Greqia, si për Belerin dhe për rivalin e tij. Nëse kur ishte pandemia, Rama bllokoi kufirin, dhe sot nuk mund ta bënte. Ditën e parë që jam takuar me zotin Beleri për të diskutuar për fushatën, i kam thënë; sa më shumë të hedhë baltë Tirana për ju, aq më shumë ndaj jush do të shtohen vota. Ndaj tij janë hedhur gënjeshtra ndaj tij. Ai është dënuar për një konflikt në një qendër votimi. Drejtësia e zotit Nano asokohe e dënoi. Ai është demokrat. Nëse zoti Beleri ka pasur kaq shumë probleme që hidhen mbi të, pse nuk e kanë ndaluar prej kaq kohësh. Ai është sipërmarrës atje, njeri i lirë. edhe sikur ta dinim që do të arrestohej, nuk kishim asnjë mjet që ta mbronim. Ne presionin dhe kërcënimet gjatë fushatës i kemi përballuar. Edhe unë kam pasur kërcënime, deri te personale. Këto kërcënime nuk i kam bërë kurrë publike pasi nuk i kam marrë seriozisht. bëheshin nga familjarë, apo biznesmenë që kishin përfituar tendera korruptive në Himarë. Është e njohur në fushatë një mekanizëm i tillë dhe s’i jepnim rëndësinë e duhur se ishim të bindur që do të fitonim. arrestimi i Belerit nuk e ngushtoi pak fitoren. Ne dy ditët e fundit patëm rrjedhje në vota. E kishim kuptuar se do të fitonim.
Bashkia e Himarës ka 21 fshatra. Nuk është e vështirë që të dish se sa vota ke ti. Zoti Beleri është personi i fundit që sot duhet të jetë pas hekurave. Arrestimi i zotit Beleri ishte i përgatitur. Në takimin e fundit, ne ishim në Lukovë dhe arrestimi ndodhi pas 4 orësh. Ika drejt Sarandës dhe në fakt nuk e takova më se u arrestua. Edhe arrestimi i tij është i jashtëligjshëm, sepse ai ose është në flagrante ose dyshohet”, tha ai. /BW/