TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi akuzohet se shpërndante kokainë në qytet.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një mjet prerës, (biçak).
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Sina, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.
Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në disa doza, të gatshme për shitje.
Në momentin e arrestimit shtetasi S. S. mbante edhe një mjet prerës (biçak) që gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.