TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëdorëzohet në polici Habib Rexha, 31-vjeçari që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Arian Gosës, të dielën në Kavakë.
Rexha është vetëdorezuar në policinë e Kavajës pas negociatave të policisë me familjarët dhe kerkesës së familjarëve ka pranuar të dorëzohet.
31-vjeçari e qëlloi viktimën e tij me pistoletë, me dorën e majtë dhe vetëm me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në Kavajë pasditen e së dielës. Rexha, dyshohet se pasi ka vëzhguar lëvizjet e viktimës, i riu i është afruar shënjestrës së tij në lokal dhe e ka qëlluar me armë, ku Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain e tij.
Rexha mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjtë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël. Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, ndërsa u vetëdorëzua sot.
Shkak sipas policisë ishte hakmarrja, pasi dy muaj më parë vëllai i Arian Gosës, Edmond Gosa dhe vëllai i Habib Rexhës, Altin Rexa u vranë me njeri-tjetrin për motive banale, ngjarje ku mbeti i plagosur dhe djali i Rexhës.