TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akademiku Artan Fuga ka reaguar me ironi pas deklaratës së deputetit Agron Gjekmarkaj për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.
Gjekmarkaj tha se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet, por Fuga ironizon se rrogat për deputetët u rritkan, se ndryshe ata bëhen hajdutë!
“Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes”, thuhej në reagimin e Gjekmarkajt.
Në një status në Facebook, Fuga shkruan se kjo justifikon deputetët apo ish-deputetët që gjenden në burg për vjedhje, sepse paskan vjedhur në kushtet e mbijetesës.
“Uoooou,
nuk i besoj syve, lexoj që rrogat për deputetët u rritkan, se ndryshe ata bëhen hajdutë!
Shif, shif,
Prandaj, ata deputetë ose ish-deputetë që janë në burg për vjedhje dhe grabitje, qenkan pa faj, paskan vjedh në kushtet e nevojës për mbijetesë!
Sa keq, deputetë që nga rrogat e vogla, për punën e madhe, sidomos në terren, për përfaqësimin adekuat të vijës politike të tyre, si edhe për lidhje të ngushta me elektoratin, u shkon mendja menjëherë te hajdutlliku për të kryer sa më mirë detyrën”, shkruan Fuga.