AKTUALITET, 23 Maj 2023, 16:09

"Unë jam Habib Rexha, ky është babai im", u vetëdorëzua në polici për vrasjen e Arian Gosës, ja mesazhi i 31-vjeçarit

"Unë jam Habib Rexha, ky është babai im", u

31-vjeçari Habib Rexha ka regjistruar veten pak minuta para dorëzimit në polici, si autori i dyshuar i vrasjes së Arian Gosës, të dielën në Kavajë.

"Unë jam Habib Rexha. Ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes sime", deklaron ai.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit Arian Gosa, të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se: Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

ë bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.