TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi sot kërkesën ankimore të Partisë Lëvizja e Legalitetit për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra votimi në Bashkinë Dibër.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 19, për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për këshillin e bashkisë Dibër.
Gjithashtu, në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesës ankimore të Naci Lato, përfaqësues i subjektit zgjedhor Partia “Fryma e Re Demokratike”, Memaliaj për shpalljen të e pavlefshme të zgjedhjeve në të gjitha QV-të e KZAZ nr. 78, Memaliaj” dhe kërkesën e Lame Jaupaj, përfaqësues i subjektit zgjedhor LZHK, Memaliaj për rinumërimin e kutive të Këshillit Bashkiak KZAZ 78, Memaliaj”.
KAS vendosi po ashtu kalimin për shqyrtim të mërkurën të katër kërkesave të tjera ankimore.