AKTUALITET, 25 Mars 2022, 22:20

Topalli: Berisha e ka marrë PD-në me "Foltoret".Të tjerët se kanë pasur të qartë, por kjo është e vërteta

Topalli: Berisha e ka marrë PD-në me "Foltoret".Të

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu dhe kandidimin e ish-kryeminsitrit Sali Berisha për kreun e saj.

E ftuar në A2 me Merita Haklaj, Topalli ka theksuar se Sali Berisha e ka marrë PD-në që me "Foltoret" dhe ky është realiteti.

Topalli: Sali Berisha e ka marrë PD-në që me "Foltoret". Që të jemi të sinqertë nëse pritet formaliteti le të pritet por kjo parti është e Sali Berishës. Nuk do doja që një parti ta ketë besimin vetëm te një person por ky është realiteti. Kur ja thoja ndonjërit më hidheshin në sulm.

Të tjerët nuk e kanë pasur të qartë por unë e kam pasur. Kjo që ka ndodhur tani vetëm konfirmon atë që unë kam besuar. Kjo është e PD-së dhe e zotit Berisha dhe të pëlqen apo stë pëlqen kjo është e vërteta dhe ske pse gënjen veten.