AKTUALITET, 25 Mars 2022, 18:38

Berisha bën lëvizjen e radhës! Ja çfarë pritet të ndodhë sonte në selinë e PD-së

Berisha bën lëvizjen e radhës! Ja çfarë pritet

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të zhvillojë një tjetër takim gjatë mbrëmjes në selinë blu.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 20:00.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit ishin në selinë e PD-së, ku u takua me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Gjatë një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.