TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, ka komentuar pretendimet e grupit të Bashës në selinë e PD-së, se duhen negociata për tu bashkuar.
Kikia shkruan se ata nuk kanë se çfarë të negociojnë, por duhet të bashkohen për të ndërtuar opozitën.
‘Në ka një gjë që ma shpif, është kjo fjala ‘negociatë’ që dëgjoj më së shumti nga ajo që njihej deri sot si PD zyrtare.
Do të zhvillohen negociata për bashkim!
Po çfarë do të negocioni o ju mbylltë e mendjes- kur thonë korçarët.
Edhe dy Gjermanitë në 1990 u bashkuan pa negociata. Thjeshtë u bashkuan dhe kaq.
B….. juaj do edhe negociatorë të huaj, palë. Çfarë do ndani, pushtetin që duhet ta shikoni me dylbi?
Shkoni more aty ndërtoni opozitën se është vendi ku thërret qameti. Nëse s’keni ndërmend të bëni opozitë, hapni krahun e merruni me bizneset tuaj’, shkruan Mentor Kikia në një reagim të tij në rrjetet sociale.