AKTUALITET, 25 Mars 2022, 18:46

Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB: Dënojmë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës

Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB: Dënojmë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield. 

Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren  e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”, shkruan Xhaçka.

Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB: Dënojmë