TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e LDK-së në Kosovë, Lumir Abdixhikun.
Meta shkruan se theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit sa më të efektshëm ndërmjet dy vendeve tona, si dhe garantova që Shqipëria do të mbështesë fuqimisht Republikën e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Postimi i Metës
Prita sot me kënaqësi një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari Lumir Abdixhiku.
Vlerësova rolin thelbësor të LDK-së në proceset shtetformuese, konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës, mbështetur mbi trashëgiminë e vyer të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Diskutuam rreth zhvillimeve dhe sfidave nëpër të cilat po kalojnë dy vendet tona, rajoni e më gjerë.
Theksova rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit sa më të efektshëm ndërmjet dy vendeve tona, si dhe garantova që Shqipëria do të mbështesë fuqimisht Republikën e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.
U dakordësuam se sfidat dhe kërcënimet me të cilat Ballkani Perëndimor mund të përballet në të ardhmen e afërt, kërkojnë përpjekje edhe më të mëdha nga vendet tona dhe nga faktori shqiptar në rajon për forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë euroatlantikë për të forcuar sigurinë e paqen në rajon.