AKTUALITET, 25 Mars 2022, 19:14

“I hodhi shishen e benzinës”, tentohet t’i vihet flaka një makine në afërsi të Bashkisë së Tiranës

“I hodhi shishen e benzinës”, tentohet t’i vihet flaka
Foto ilustrim

Një makine në afërsi të Bashkisë Tiranë është tentuar që t’i vihet flaka mbrëmjen e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën me dije se një person ende i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një makine të parkuar.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T”, thuhet në njoftim.

Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.