AKTUALITET, 25 Mars 2022, 19:57

“Alibeaj po mban gjallë konfliktin”/ Mustafaj: Berisha bëri mirë që vajti në seli!

“Alibeaj po mban gjallë konfliktin”/ Mustafaj: Berisha

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në “Radari Informativ” në ABC, foli për situatën politike në PD, pas vendimit të gjykatës, e cila njohu ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Mustafaj tha se, vajtja e Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit në seli ishte gjëja më e mirë, duke shtuar se sjellja e tyre aspak triumfaliste përballë kundërshtarit ishte e duhura.

Për mua ishte sjellja e përshtatshme nga Berisha dhe mbështetësit e Komisionit të Rithemelimit që shkuan në PD, sepse ata nuk treguan ndaj Alibeajt apo të tjerëve asnjë sens triumfalist, çdo sjellje triumfaslite do të ishte e papërshtatshme”, tha Mustaffaj.

Sa i përket deklaratave të bëra nga Enkelejd Alibeaj dhe ankimimit të vendimit të gjykatës, Mustafaj tha se kjo nuk tregon atë që përsëritet në retorikën e përditshme, thirrjes për bashkim.

Sipas tij, Alibeaj dhe të tjerët me atë që po bëjnë duket sikur po punojnë kundër bashkimit.

Për vazhdimi i kësaj retorike tani ata i nxjerr jo vetëm jashtë realitetit por i bën dashje pa dashje si ushtëtarë që kërkojnë dëmtimin. Ato po shtojnë dëmin duke mbajtur para opinionit publik një konflikt që është zgjidhur nga gjykata dhe nga anëtarësia. Mbajta gjallë e këtij konflikti dëmton idenë e bashkimit”, tha Mustafaj.