AKTUALITET, 25 Mars 2022, 17:34

Incident në konferencën e Alibeajt, një grua ulërin nga fundi i sallës (video)

Incident në konferencën e Alibeajt, një grua ulërin nga

Ndërsa Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë nga selia blu, nga e njëjta sallë vetëm pak minuta pasi mbaroi Sali Berisha, dhe po përsëriste fabulën e ngritur prej tij se vendimi i Gjykatës së Tiranës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të Berishës nuk ishte i formës së prerë, një zë gruaje me tone të larta ndërpreu në fjalën e tij.

Ajo është afruar pranë gazetarëve në momentin kur ai po thoshte se PD nuk mund të ketë në krye një person të shpallur non grata nga SHBA.

Gruaja në fjalë u nxorr jashtë me forcë nga punonjësit e sigurimit por thirrjet e saj vazhduan edhe për disa minuta.

Ndërkohë, jashtë sallës, ishte Gazment Bardhi ai që përpiqej të qetësonte zonjën në fjalë, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Çka ra në sy ishte se gruaja ndërsa bërtiste, mbante në dorë një kartë me logon e Partisë Demokratike.