AKTUALITET, 25 Mars 2022, 21:00

Berisha flet pas mbledhjes në selinë e PD: Gjithçka po shkon drejt normalitetit, dyert e blinduara do të hiqen

Berisha flet pas mbledhjes në selinë e PD: Gjithçka po shkon

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për media pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit se dyert e blinduara do të hiqen nga selia blu dhe gjithçka do të normalizohet.

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se do të ketë një proces vendimmarrës në të gjitha nivelet ndërsa shtoi se sot kanë marrë vendime organizative në strukturat e PD.

"Sot janë marrë vendime për organizimin dhe strukturat e Partisë Demokratike. Gjithçka do të normalizohet. Gjithçka po ecën mjaft mirë në të gjitha nivelet”, tha Berisha.

Berisha flet pas mbledhjes në selinë e PD: Gjithçka po shkon