TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e PD-së ku do të zhvillojne mbledhjen e paralajmëruar, ku i pranishëm do të jetë edhe Berisha.
Kanë mbërritur Albana Vokshi, Gent Stazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Mimoza Hajdarmataj, etj.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.
Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.