TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazement Bardhi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për skandalin "McGonigal" dhe arsyet përse ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama.
Bardhi tha se Prokuroria e Posaçme duhet ta hetojë Ramën dhe se ai manipulon kur thotë se drejtësia amerikane nuk ka akuzë për të, pasi në çdo rast nuk mund ta ketë atë, duke qenë se Rama është kryeministër dhe ka imunitet.
"Pas daljes së skandalit ku një kryeministër ishte përfshirë në një aferë personale me një zyrtar të lartë të FBI-së për ta përdorur kundër opozitës, dhe faktit të një ish zyrtart, që duke shfrytëzuar pozitën e tij kërkonte favore shtetërore nga Rama, i jam drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK për të nisur hetimet. Ka dyshime për korrupsion të zyrtarëve të huaj. Ka dyshime që Rama të ketë ndikuar ndikim të paligjshëm, si dhënia e licensave në fushën e naftës. Sa kohë flitet për shkëmbim parash, prokuroria do të duhet të hetojë burimin e të ardhurave. Kjo është çfarë kemi zbuluar nga ato që janë bërë publike nga drejtësia amerikane.
Nëse drejtësia shqiptare ka vullnet të hetojë, mund të gjejë edhe element të tjerë, për të ngritur akuzë ndaj kryeministrit. Akt padia na thotë se ka komunikime private mes kryeministrit dhe McGonigal.
Deri tani nuk kemi një reagim serioz nga Prokuroria e Posaçme. Unë kam pritur dhe bëj apel që të na tregojnë nëse kanë nisur hetimet dhe a janë vënë në kontakt me zyrtarë në SHBA. Prokuroria jonë është i vetmi autoritet i drejtësisë që mund të hetojë kryeministrin. Ai nuk mund të hetohet sa kohë është kryeministër, në një vend tjetër. Ai e di këtë fakt dhe i vetmi gjë që i thotë opinionit publik është se po të kisha problem, nuk do të më kursente drejtësia ameriakne. Ta heqë kostumin dhe kollaren e kryeministrit dhe ta shohim sa e kursen drejtësia amerikane!", deklaroi Bardhi.