AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 15:50

Ishte shpallur i zhdukur më shumë se dy vite më parë, gjendet trupi i pajetë i 24-vjeçarit në Kurbin

Ishte shpallur i zhdukur më shumë se dy vite më parë,

Dy vite e gjysmë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi.

Panorama TV mëson se trupi i të ndjerit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet në zonën e Mamurrasit. Ai është zbuluar si pasojë e erozionit të tokës, teksa banorët e zonës njoftuar menjëherë policinë.

Këta të fundit kryen testin e ADN-së, prej të cilës rezultoi se ishte Klevis Lleshi.