AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 19:50

Çështja "McGonigal"/ Berisha: Rama do ta largojmë me çdo kusht!

Çështja "McGonigal"/ Berisha: Rama do ta largojmë me

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nëse një skandal i përmasave të tilla do të kishte ndodhur në një vend tjetër, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Gjatë një takimi me forumin e gruas demokratike, Berisha tha se Ramën do ta largojnë me cdo kusht.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nëse një skandal i përmasave të tilla do të kishte ndodhur në një vend tjetër, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Gjatë një takimi me forumin e gruas demokratike, Berisha tha se Ramën do ta largojnë me cdo kusht.

Sipas Berishës, ky kryeministër është trup kombëtar dhe nuk mund ta përfaqësojë Shqipërinë në një Samit të NATO-s.

Berisha u shpreh se Rama vazhdon përpjekjet absurde per te shkaterruar opozitën, ndersa theksoi se e vetmja rruga është revolucioni, që mund t’i cojë ata drejt fitores.

“Super skandali me McGonigalin, çdo ditë është kryetemë në mediat e SHBA. Edhe sot CNN e kishte kryeteme.

Ky superskandal së pari është një akt i mirëfilltë armiqësor ndaj SHBA që kurrë një shqiptar nuk mund ta ndërmarrë.

Ata janë përgjegjësi numër një për lirinë e votës, për sigurinë e vendeve të lira, të NATO-s, por jo vetëm dhe ky njeri sikur të ishte Lukashenko u korrupton një nga njerëzit kryesor të zbulimit të tyre.

Pse e korrupton? Për të shkatërruar opozitën. Imagjinoni çfarë përfaqëson ky për ne, një trup kombëtar.

Përfytyroni për një moment Samitin e NATO-s. Si mund të shkojë ky, përfaqësues i yni në atë samit? Çdo shqiptari i mbetet turpi nëse ndodh. Çdo kryeministër në vend të botës, po ti kishte shpërthyer një skandal i tillë do kishte dhënë dorëheqjen. Ky s’jep dorëheqjen por ne do ta largojmë me çdo kush..

Ky ka mendësinë e lig të paraardhësve të tij. Ky tregon se ndaj kundërshtarit është i aftë të ndërmarrë çdo gjë.  Ky do një Shqipëri pa opozitë, por kjo është një gjëme e madhe.

Afera shqiptare ishte nga aferat më të shpifura dhe ashtu është. Një kryeministër që blen dhe paguan kryezbuluesin e FBI si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Nuk është vetëm ky, McGonigal ka të tjerë në mënyrë absolutë.

Ajo cka mbetet, mbetet një përpjekje me absurde për të shkatërruar opozitën dhe këtë e bëri Edi Rama.

Të gjitha këto na thërrasin për një revolucion, një revolucion që nuk njeh gjë tjetër veç fitores. Rama nuk ikën, ne nuk i ndahemi derisa ta largojmë”, tha ndër të tjera Berisha.