AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 16:11

Çështja “McGonigal”/ Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

Çështja “McGonigal”/ Protestë pranë

Disa ditë pas publikimit të çështjes “McGonigal”, ku janë zbuluar lidhjet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama, qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë dalë në protestë pranë shtëpisë së kreut të qeverisë në zonën e Surrelit.

Dhjetra të rinj janë mbledhur në rrugën që të çon drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, ata i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Ky tubim vjen disa ditë përpara protestës së 11 shkurtit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.