TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia dhe Siria janë përballur me dy tërmete të fuqishme, që kanë shakaktuar mijëra viktima dhe të plagosur.
Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 e kishte epiqendrën në Gaziantep dhe goditi rreth orës 4:17 të mëngjesit. Tërmeti i dytë me magnitudë 7.5 goditi rreth orës 13:30 dhe sipas ekspertëve nuk ishte një paslëkundje por një tërmet i dytë.
Në Turqi deri tani janë konfirmuar 1500 të vdekur dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërsa në Siri, autoritetet kanë konfirmuar 810 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.
Qindra godina janë shembur në të dy vendet, ndërkohë që forcat e shpëtimit po përpiqen të nxjrrin të mbijetuar dhe viktima nga rrënojat.
Turqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkur ndihmë nërkombëtare. Shumë vende janë mobilizuar në ndihmë të dy vendeve të prekura, përfshirë edhe një ekip nga Shqipëria.
Temperaturat e ulëta kanë shtuar vështirësitë për ekipet e shpëtimit, por edhe banorët që kanë mbetur jashtë.