TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama, me skandalin “McGonigal, i ka futur thikë pas shpine SHBA-së, por edhe vetë NATO-s dhe vendeve anëtare të saj.
Gjatë mbledhjes me kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore, Berisha deklaroi se pas publikimit të skandalit, Rama është fshehur në Surrel dhe nuk jep asnjë shpjegim për këtë çështje.
Sipas kreut të PD-së, Rama i ka bërë një dëm shumë të madh SHBA-së.
Berisha: Vetëm skandale. Ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë. Ky njeri që udhëton 137 udhëtime me charter, me avion në dispozicion dhe me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më i pasur i gjirit. Vetëm për rrogat e pilotëve shpenzon 200-300 milionë lekë në vit. Udghëton me mjete nga 500 milionë lekë, dhe deklaron se e bleu Partia Socialiste. E sheh PS-në si llogari.
Fushat e Sharrës janë bërë miniera ari për këta. Aty faturohen sikur plehrat digjen. S’janë vetëm këto. Nëse vjedh dhe shpërëdoron me administratë, siç thotë KLSH-ja, nuk po merrem me asnjë të dhënë tjetër, 122 mld lekë. Ndërkohë fondi vjetor i pagave është 97 miliardë lekë. A ka krim më të shëmtuar? Me këtë vjedhje shqiptarëve mund t’jua rritje dyfish rrogat. Shihni si vret shpresën e shqiptarëve.
Ky ishte kryeministri ynë. Pastaj shkon dhe blen njeriun më kryesor në agjencitë e zbulimit për sigurinë e SHBA-së. Ka krijuar një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndrydhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë. Është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane trajtojnë këtë akt të turpshëm. Këtë akt të papërgjegjshëm. Në fushën e sigurisë, i futi thikë pas shpine SHBA-së. Nëse ju fut thikë pas shpine SHBA-së, që janë përgjegjës për mbrojtjen e vendeve të lira, këtë akt e ke kryer ndaj NATO-s dhe ndaj vendeve të lira.
Këtë e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Lukashenko por Tirana e Edi Ramës. S’ka turp më të madhe se ky. Del dhe zvarritet si zvarranik nëpër media. Kur i thoshte mik me krenari dhe kërcënonte kundërshtarët e tij, duke i paralajmëruar në Kuvend se do shpalleshin non-grata. Këtë, ai e harron, por duhete të jemi realist.
SHBA-ve i ka bërë një dëm shumë të madh. Dëmi bëhet i jashtëzakonshëm, nëse miku i tij, McGonigal që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për sekretet agjenturore të SHBA-së. Do kishte kosto të shumta në jetë njerëzore. Sot CNN është marrë gjithë ditën me Edi Ramën. Si mundet kryeministri i një vendi mik të veprojë në këtë mënyrë. Si mund të trajtojë në këtë mënyrë, një prej njerëzve më të çmuar.