AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 15:56

PS kërkoi përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi për dhjetë ditë, Salianji: Rama kërkon të eliminojë opozitën!

PS kërkoi përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas kërkesës së PS për të përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi atë dhe disa deputetë të tjerë të opozitës pasi bllokuan foltoren e Parlamentit seancën e shkuar.

Salianji shkruan në Facebook se deputetët e opozitës u përpoqën të mbronin interesin publik pasi kërkuan që kryeministri Edi Rama të përgjigjej për skandalin “McGonigal”.

Sipas Salianjit, kryeministri Rama kërkon të eliminojë opozitën, ndërsa shton se “memecëria parlamentare do marrë fund”.

Memecëria parlamentare do marrë fund!

7 deputetë të PS që thuajse nuk flasin kurrë qenkan shqetësuar se pse ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën! Kërkuam që Rama të përgjigjej në parlament para qytetarëve për super skandalin Rama- Mcgonigal!

Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantzhe kërkon të eleminojë opozitën!

Pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare!

Përdor gjithçka për kërcënimin dhe eleminimin e opozitës, nga përoduki i çdo aseti për implikikin e Mcgonigal, pagesat korruptive, pêrdorimi i krimit, nuk rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës Bild si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës!