TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit në shtëpi për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Burime nga presidenca thanë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit të organizuar.
Begaj priti sot ministrin e Brendshëm Ervin Demo, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila. Kjo shënon daljen e parë të drejtorit të komanduar të SHISH në një takim të njoftuar me kreun e shtetit.
Takimi vjen dy ditë pas vendosjes në arrest shtëpie dhe pezullimit nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar për 'zbulim të të dhënave sekrete' neni 295/a/1 i Kodit Penal) dhe 'përkrahje të autorit të krimit' (neni 320/2 i Kodit Penal) Lila mori përkohësisht kompetencat e drejtimit të shërbimit pas pezullimit të saj.
Prania së bashku e drejtuesve të institucioneve të sigurisë i jep takimit peshë të veçantë në këtë moment. Megjithatë, njoftimi i Presidencës nuk e përmend çështjen Hyseni: duke thënë vetëm se Begaj u informua dhe diskutoi me ta për “çështje të aktualitetit”.
Hetimi ndaj ish-drejtueses së SHISH ka ndezur në ved një debat politik për sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.