TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi kërkesën e disa deputetëve të PS-së për përjashtimin e ligjvënësve demokratë nga Parlamenti, me argumentin se bllokuan foltoren dhe ofenduan kryetaren e Kuvendit.
Gjatë një takimi me Lidhjen Demokratike të Gruas, Berisha e konsideron këtë si një kundërpërgjigje të socialistëve ndaj kërkesës së PD-së për të thirrur në një seancë me pyetje-përgjigje kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.
Sipas kreut të PD-së, Berisha urdhëroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për të pranuar përjashtimin e deputetëve demokrat.
Berisha: Ne nuk do ikim nga Parlamenti. Ne do flasim aty. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe nuk ia lëshojmë një grushti kriminelësh Parlamentin.
Të mërkurën në orën 10:00, ka uërdhëruar Lindën e Parlamentit që të përjashtojë disa deputetë. Të mërkurën kemi seancën e pyetjeve në Parlament me Ramën, për të shpjeguar shqiptarëve McGonigalin, Duçkën, Nezën. Në kundërpërgjigje të kësaj kërkese, urdhëron përjashtimin e deputetëve.
Data 11, duhet të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme dhe më të madhe që ka njohur vendi. Nuk ka revolucion njëditor. Revolucioni ka objektiv fitoren. Ne do fitojmë.