TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia dhe Siria janë përballur me dy tërmete të fuqishme, që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur. Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 e kishte epiqendrën në Gaziantep dhe goditi rreth orës 4:17 të mëngjesit. Tërmeti i dytë me magnitudë 7.5 goditi rreth orës 13:30 dhe sipas ekspertëve nuk ishte një paslëkundje por një tërmet i dytë.
Në Turqi deri tani janë konfirmuar 1500 të vdekur dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërsa në Siri, autoritetet kanë konfirmuar 810 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.
Video e mëposhtme e xhiruar me dron, tregon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë të mbijetuar dhe viktima nga rrënojat, në një ndërtesë të shembur në Turqi.