AKTUALITET, 27 Korrik 2025, 10:24

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”, Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, zjarrfikësit, si dhe ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave të rënda nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Rama ka falenderuar dhe shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.