TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata nga zjarret në vend vijon të jetë e rëndë, ndërsa në Vlorë flakët mbi Kaninë po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa dhe biznese. Qytetarët kanë bërë thirrje në rrjete sociale për ndërhyrje të menjëhershme, duke paralajmëruar se situata është “shumë serioze dhe kritike”.
“Alarm, Kanina po digjet! Çdo qytetar i Vlorës kush ka mundësi të ndihmojë sot për fikjen e zjarrit. Rrezikojnë shtëpi dhe biznese!”, shkruajnë banorët.

Zjarri ka disa orë që djeg kryesisht kullota në malin mbi fshat, duke rrezikuar edhe stanet me bagëti. Rreth 20 forca zjarrfikëse janë angazhuar për izolimin e flakëve, por terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

View this post on Instagram