AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 19:42

Zjarri në Qafë Buall, Ministria e Mbrojtjes: Angazhim masiv tokësor dhe ajror për vënien nën kontroll të flakëve

Zjarri në Qafë Buall, Ministria e Mbrojtjes: Angazhim masiv

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e zjarrit të rënë në zonën e Qafë Buallit, në afërsi të qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë.

Në operacionin intensiv janë angazhuar:

8 mjete zjarrfikëse
40 efektivë të MZSH
15 efektivë të Policisë së Shtetit
25 forca të bashkisë
10 forca vullnetare
Ndërkohë, janë përfshirë edhe 2 helikopterë të cilët po kryejnë ndërhyrje ajrore në rotacion për të ndihmuar në izolimin e vatrës së zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë.