TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri në zonën e Borshit ka marrë përmasa alarmante, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha të malit mbi fshat dhe duke prodhuar re të dendura tymi përgjatë vijës bregdetare deri në Qeparo e Himarë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video nga vendngjarja ku shihen flakët që vazhdojnë të përhapen. Në reagimin e tij, Berisha akuzon qeverinë për mungesë ndërhyrjeje.
“Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët!”, shkruan Berisha, duke e shoqëruar postimin me pamjet e zjarrit.
Aktualisht nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, por flakët ndodhen pranë zonës së plazhit dhe fshatit.