AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 20:08

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni,

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Fano, pas një operacioni të koordinuar me Interpolin. Ai ishte i dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, pasi detyronte një grua të prostituonte në këmbim të drogës për shkak të varësisë së saj.

Sipas hetimeve, shqiptari i kishte marrë viktimës edhe sende personale si televizor, celularë dhe laptop, gjithmonë në këmbim të kokainës. Ai ishte një nga tregtarët kryesorë të drogës në zonën e Fano-s disa vite më parë. Pas arrestimit dhe dëbimit nga Italia, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti evropian nga Prokuroria e Pesaro-s.

Interpoli e gjurmoi 40-vjeçarin në Angli dhe me ndihmën e policisë kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Fiumicino-s, ai u rikthye në Itali ku u arrestua menjëherë. Ai do të vuajë një dënim prej 11 vitesh burg dhe duhet të paguajë një gjobë prej 32 mijë eurosh.