AKTUALITET, 24 Mars 2022, 10:59

Spaho kërkon ndryshimin e rendit, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në arenë debati për qytetarët

Spaho kërkon ndryshimin e rendit, Alibeaj: Kuvendi të kthehet në

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.

Sipas tij seanca e sotme plenare duhet të nisë me interpelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për krizën e çmimeve.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se duhet të respektohet rregullorja. Sipas tij, Kuvendi duhet të kthehet në arenë debati në shërbim të qytetarëve.

“Unë kam paraqitur një kërkesë për mocion për një çështje të rëndësishme. Është më e udhës për gjithkënd në këtë parlament ti dedikohemi asaj që shqiptarët kanë problemin më kryesor.

Për këtë arsye zonjë duke respektuar rregulloren unë besoj që të fillojë një orë e më parë me të gjitha çështjet. Respektimi i rregullores duhet të jetë strikt. Vëmendja e shqiptarëve është e njëjtë.

Ky parlament do të duhet të kthehet në  arenën e debatit në shërbim të publikut”, tha Alibeaj.