TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java do të mbyllet me shi! Pas disa ditësh diell, duhet të jeni të përgatitur pasi sot nisin reshjet e shiut.
Sipas MeteoAlb: Territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i paramatrit të erës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.