TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arjan Çani thotë se Partia Demokratike duhet të ndahet dhe se bashkimi nuk ka asnjë kuptim.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Çani deklaroi se kush nuk është dakord me Berishën duhet të largohet dhe të krijojë forcë të re.
"Sa me shpejt të ndahet kjo parti mbaron kriza dhe qetësohet situata. Detyrimisht do të shkojmë drejt kësaj. Nuk ka bashkim. Sa më shpejt të ndahet partia. Kush e merr vulën? Këta kanë shumicën e partisë.
Cila është e ardhmja që na paraqitet ne? Ka dy stacione ky tren që është nisur. Një stacion ishte 6 marsi ku Berisha u testua që ishte shumicë. Stacioni i dytë është prilli 2023, zgjedhjet lokale. Ne do të marrim vesh, kush do të ketë shumicën, partia 1 apo partia 2.
Nuk e dimë cdo të ndodhë, mund të ketë aksidente rrugës.
Unë e quaj të gjithën si proces të natyrshëm. Këta po shkojnë drejt ndarjes.
Derisa Berisha të jetë gjallë dhe në formë, do të jetë mazhorancë në PD, nëse i mbetet logo edhe në apel.
Sa më shpejt të ndahen. Kush nuk është dakord me Berishën të bëjë parti tjetër", tha Çani.