AKTUALITET, 5 Maj 2022, 22:19

Alibeaj “injoroi” Komisionin e Rithemelimit/ Berisha: U soll si ministër i Ramës, dështoi mbledhja e planifikuar

Alibeaj “injoroi” Komisionin e Rithemelimit/ Berisha: U soll si

Berisha deklaroi në studion e "Open" të Eni Vasilit, se Alibeaj ka dështuar në mbledhjet e organisuara dhe nuk realizoi asgjë. 

"Dështoi plotësisht nuk realizoi asgjë në mbledhje. Deputetët ia kundërshtuan plotësisht qëndrimet dhe doli si një ministër i Edi Ramës. Partia përfaqësohet nga forume të zgjedhura.
Shumë shpejt të gjithë do jenë në aktivitetet e PD. Le të bëjnë ç’të duan ata që hiqen si ministra të Edi Ramës", tha Berisha.

Pse 35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e 30 Prillit?

Berisha: Janë në meditim.

Jam i bindur se deputetët do jenë tek shumica. Unë kam besim në botëkuptimin e tyre dhe ndërgjegjien e tyre politike.