AKTUALITET, 5 Maj 2022, 21:52

"Jozefina nuk më flet"/ Topalli i përgjigjet Kokalarit: Nuk kemi miqësi, nuk njihemi! Këlliçi: Evi e ka ndihmuar shumë PD-në!

"Jozefina nuk më flet"/ Topalli i përgjigjet Kokalarit: Nuk
Jozefina Topalli dhe Evi Kokalari

Jozefina Topalli ka komentuar deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Topalli tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin. 

Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë.

Jozefina Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.

Ylli Rakipi: Çfarë detyre ka Kokalari në PD?

Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane. 

Ylli Rakipi: Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?

Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore. 

Arjan Çani: Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?

Jozefina Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…

Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike.

Ylli Rakipi: Nuk kam gjë, kam miqësi me të e kam ftuar në studio. Por kam pyetje që lidhen me të.

Belind Këlliçi: Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.

Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.