TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur finalen e parë europiane të futbollit e cila do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj.
Skuadra e Romës do të përballet me holandezët e Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Tirana, kryeqyteti europian i rinisë 2022, mikpret finalen e parë europiane në historinë e vendit tonë.
Postimi i Edi Ramës:
Tirana, kryeqyteti europian i rinisë 2022, mikpret finalen e parë europiane në historinë e vendit tonë!
ROMA vs FEYENOORD
25 MAJ
WELCOME TO ALBANIA