AKTUALITET, 5 Maj 2022, 23:28

Polemikat për Butrintin/ Auron Tare: AADF pretendon se ka investuar 1.2 milionë dollarë, është e pavërtetë!

Polemikat për Butrintin/ Auron Tare: AADF pretendon se ka investuar 1.2
Auron Tare

Auron Tare është kundër menaxhimit të Butrintit si një fondacion. 

I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Tare tha se plani i menaxhimit është bërë nga një kompani e nivelit mesatar, ndërkohëë shprehet se AADF nuk ka investuar 1.2 milionë dollarë, siç pretendon. 

"Fondi shqiptaro amerikan, është serioz. Nuk mendoj kurrë se ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëllim të përmbysë historinë shqiptare. Por mënyra e veprimit me Butrintin është e gabuar. Nuk e themi vetëm ne, por e thotë Solar. E thotë Di Guardi, i ka bërë letër qeverisë amerikane, thotë po shkelin ligjet federale në Amerikë.

Është temë e shtrirë në kohë. AADF ka ndërhyrë në ligjin shqiptar, ka ndryshuar nene për ti hapur rrugë pikërisht marrjes së Butrintit.

Ka bërë plan menaxhimi, me një kompani angleze të një niveli mesatar.

Kanë bërë plan menaxhimi pa ekspertë shqiptar", tha Tare. 

**

"Para dy ditësh AADF thoshte në komunikatë, thoshte kemi investuar 1.2 milionë dollarë. Unë e njoh Butrintin me pëllëmbë. Ku janë këto 1.2 milionë? Nuk janë. Thoshte tabela, qendra e biletarisë, kamera.

Tabelizimi i Butrintit është bërë nga ne në 2004, printuar në Firence me 20 mijë euro. Nëse janë bërë sërish, po I quajmë sërish 20 mijë. Është bërë një biletari druri, sa mund të bëjë? 20-30 mijë euro? Janë bërë dy kamera. Sa kushtojnë? Janë dy rrotullamet e biletave. Sa bëjnë 20-30 mijë? Bëjini llogaritë", deklaroi Tare.