TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokaja e Popullit Erinda Ballanca në studion e "Top Story" të gazetarit Sokol Balla e konsideroi rast fatkeq vetëvarjen e 31 vjeçarit në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta.
Ende po u mbaruar hetimi Ballanca tha se ka parë momentin kur personi ka hyrë në dhomat e sigurisë. Ballanca tha se Meta ka hyrë si një njëri I qetë në qeli dhe më tej kemi verifikuar dhe momentin kur personi është gjetur në orën 19.05. Sipas saj është edhe momenti i verifikimit në dhomat e sigurisë që është bërë i përciptë.
“Nga kamerat do të shihet nëse ka pasur tuta veshur apo jo, por policia duhet të kishte hequr të gjitha sendet e ndaluara”, tha Ballanca.
Ballanca tha se dhoma e sigurisë në Kavajë nuk është ndër më të keqijat, por ajo nuk ka qenë më e mira. Aty nuk duhet të kishte asnjë shufër metalike horizontale.
Ballanca tha se një tjetër shkelje e madhe është se personi nuk ka pasur qasje me avokatë.
“Lidhëset nuk kanë qenë të hequr. Këqyrja që ne kemi bërë të kamerave . Ne kemi parë kamerën e shoqërimit te personit. E kemi parë vet gjithçka. Ne kemi parë momentin të kamerave të sigurisë që do të thotë se nuk janë fshirë”.
Por pavarësisht këtyre që Ballanca numëron, motra e viktimës është e bindur se policia ka vepruar me dhunë ndaj vëllait të saj. Motra kundërshton Ballancën në disa pika të deklaratës së saj.
Motra: Para se të vinte pandemia e kanë kapur me një armë lodër dhe e kanë shoqëruar për dy orë. Një nga polivcët I ka thënë këtë radhë na shpëtove por do të vi dita. Ka pasur pantallona xhinse dhe jo tuta. Xhekovente të zezë dhe xhinse. Nuk ka pasur veshur bluze. Ka pasur atlete veshur. Ka pasur një triko të lehtë dhe nuk ka pasur të veshur triko me kapuç dhe me rripë. Të na japin mbrapsht rrobat që ka pasur veshur dhe të vërtetojmë se çfarë ka pasur veshur. Nuk ka pasur as lidhëse të këpucëve. Nuk ka pasur as tuta veshur.