AKTUALITET, 5 Maj 2022, 23:05

"Kanë mbledhur njerëz që nuk marrin vesh nga zanati"/ Neritan Ceka: Ministria nuk ka guximin të mbrojë atë që po bën me Butrintin

"Kanë mbledhur njerëz që nuk marrin vesh nga zanati"/
Neritan Ceka në TPZ

Neritan Ceka thotë se qeveria shqiptare po e jep Butrintin me koncesion.  

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Ceka tha se projektligji është absurd dhe se edhe vetë Ministria nuk e mbron dot atë që po bën me Butrintin. 

"Ky është një projektligj, është absurde. Është histori ku ka mungesë transparence. Qeveria nuk do të marrë përgjegjësi. Pse? Nuk është dhënie në menaxhim, por është një koncesion.

Legjislacioni jonë, vecanërisht në arkeologji, nuk kemi dhënë asnjë koncesion.

Kemi të bëjmë jo me një vend që do të menaxhohet për të nxjerrë fitime.

Nuk ka njeri që të mbrojë këtë gjë. Ky është një fondacion amerikan, vjen me para amerikane.

Kjo është marrëveshje për koncesion. Ajo që i paraqitet parlamentit. Qeveria dhe ministria nuk kanë guximin të vijnë këtu. Kanë mbledhur njerëz që nuk marrin vesh nga zanati", tha Ceka.