TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belind Këlliçi ka shpjeguar se çfarë është konservatorizmi që ka përqafuar Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.
Këlliçi shpjegoi në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se çfarë janë politikat që do të përqafojë kjo parti e "rithemeluar".
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zoti Këlliçi, dukeni që ju jeni një nga njerëzit e rëndësishëm të Rithemelimit. Në Kuvend dëgjuam që kjo parti do të bëhet konservatore. Mund të na e shpjegoni çfarë do të thotë konservatorizëm sipas jush? Keni një platformë që mund ta shohim?
Belind Këlliçi: Kjo forcë kishte rrëshkitur disi majtas dhe ishte e nevojshme të rivendosen piketat kryesore mbi të cilat qëndron kjo forcë. Të perndjekurit dhe pronarët, por jo vetëm. Vlerat e familjes. Para disa muajsh ka patur një pyetësor provokativ, për prindi 1 dhe prindi 2 (emërtimi i prindërve), teza të majta...
Ylli Rakipi: Përse për këto ka nevojë PD-ja sot, me këto do merreni ju, prindi 1 dhe 2?
Jozefina Topalli: Unë nuk jam konservatore, jam e qendrës së djathtë, jo konservatore.
Ylli Rakipi: Pyeta edhe doktorin, ai e kishte më shumë frymëzimin për konservatorizmin e Orbanit.
Belind Këlliçi: PD, është anëtare e Partive Popullore, që ka orientim të qendrës së djathtë.
Ylli Rakipi: Meqë po thua prindi 1 dhe 2, në Britani konservatorët janë ata që miratuan martesat gay. Pra, ju keni më shumë konservatorizëm si Orbani që është autoritar.
Jozefina Topalli: Nuk mund të themi se Orban është diktator.
Ylli Rakipi: Kap mediat, sillet si Edi Rama që kritikoni ju.