AKTUALITET, 5 Maj 2022, 22:34

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka të sjellë PD-në në pushtet?

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Një shumicë dërrmuese, gati 60% e shqiptarëve janë të mendimit se edhe Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika.

Në një sondazh të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë shihet se 58.7% janë në favor të largimit të tij ndërsa vetëm 30.7% janë kundër dhe 9.6 janë të pavendosur.

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Ndryshe është situata tek personat e pyetur që e identifikojnë veten si votues të Partisë Demokratike.

63.2% e demokratëve nuk janë dakord që Berisha të largohet nga politika. 30.8% janë në favor ndërsa 6% të pavendosur.

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Edhe te personat që e konsiderojnë veten neutralë nga bindjet politike, një shumicë dërrmuese prej 62.1% thotë se Berisha duhet të largohet.

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Por a mund ta sjellë Berisha, PD-në në pushtet? Vetëm 1 e treta e shqiptarëve thonë se kjo mund të ndodhë. 33.8% e besojnë këtë ndërsa 53.8% janë kundër.

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Besim te Berisha kanë sërish votuesit e Partisë Demokratike. 60.9% e demokratëve kanë besim se me Berishën mund të vijnë në pushtet dhe vetëm 27.8% janë kundër.

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka

Sondazhi/ A duhet të tërhiqet Berisha nga politika? Sa shanse ka