TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për Kuvendin e Partisë Demorkatike, të mbajtur të shtunën.
Këlliçi u pyet përse në Kuvend munguan shumica e deputetëve dhe deklaroi se nuk gjen arsye logjike dhe politike për këto mungesa.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Zoti Këlliçi përse munguan shumica e deputetëve në Kuvend?
Belind Këlliçi: Ende sot që kanë kaluar pesë ditë nga Kuvendi nuk i gjej dot arsye logjike dhe politike. Të mungojë një deputet i zgjedhur, i propozuar nga strukturat dhe forumet, i mbështetur nga demokratët, të mungojë në Kuvendin e partisë, është papërgjegjshmëri. Kur vjen dhe bëhesh deputet befas një natë para daljes së listave dhe nuk ke kontribut, nuk ke lidhje me bazën, sigurisht nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ti respektuar forumet dhe për të bërë jetë partie. Nëse vjen nga një proces brenda partisë, je i detyruar ti përgjigjesh. Kritikët më të ashpër të zotit Bërisha, kanë qenë në Kuvend. Zoti Kadilli, zoti Elezi, etj.
Ylli Rakipi: Ju keni dërguar një ftesë me sms. Përse nuk bëtë asnjë përpjekje për ti marrë ata? Kam folur me ta, disa donin të vinin.
Belind Këlliçi: Ky është justifikim i deputetëve. Ka patur bisedim të hapur me deputetët të bëhen pjesë e Kuvendit. Nuk ka justifikim pse erdhi ftesa me sms.