AKTUALITET, 5 Maj 2022, 20:23

Bën për spital policin rrugor, në pranga një person, dy në kërkim, policia gjen armë dhe fara kanabisi në shtëpi

Bën për spital policin rrugor, në pranga një person, dy

Një person është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dhunuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë një polic rrugor.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesat e tre personave u gjet një armë shtogan , dy krehër fishekë pistolete dhe fara kanabisi.

Efektivi i policisë mori disa dëmtime në trup, e për pasojë u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme. Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Pavarësia në Vlorë.