AKTUALITET, 5 Maj 2022, 21:19

Alibeaj mbledh sërish të hënën grupin parlamentar! Deputetëve u kërkohet të propozojnë kriteret për Presidentin e ri

Alibeaj mbledh sërish të hënën grupin parlamentar!

Deputetët e Partisë Demokratike dakordësuan sot që të zhvillojnë një tjetër mbledhje të grupit parlamentar të hënën (9 maj) ku do të diskutohet procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Siç e deklaroi edhe Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, deputetëve u është lënë detyrë që deri të dielën të propozojnë kriteret e zgjedhës së Presidentit të ri dhe rregullat e procedurës që do ndiqet.

Alibeaj do t’i përmbledhë qëndrimet dhe më pas ato do diskutohen në mbledhjen e së hënës.