AKTUALITET, 9 Mars 2026, 12:38

“S'ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. Ia refuzova tre herë dorëheqjen sepse GJKKO u kuturis

“S'ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se ia refuzoi tre herë kërkesën për dorëheqje Belinda Ballukut, pasi sipas tij GJKKO u kuturis (me apo padashje) dhe ndërhyri në kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Rama tha se vetëm PS-ja është garante e drejtësisë, duke theksuar se Belinda Balluku në betejën me drejtësinë do te këtë në krah vetëm avokatët e saj.

“Ne dhe vetëm ne jemi garantët e pavarësisë së drejtësisë, edhe sot me mënyrën si po i qasemi kërkesës për të autorizuar arrestimin e një deputeteje, ne po e provojmë katërçipërisht edhe këtë. Fola gjatë deri këtu, por as ju dhe askush që ka arritur të dëgjojë ato që kam thënë deri tani, nuk keni dëgjuar asnjë llaf që të lëndoj autoritetin e prokurorit, që të hedhë poshtë motivin e hetimit, që të bëj avokatinë e ballukut për çështjen, e lërë të angazhojë këtë fuqi të madhe që merr para të madh e të vogël, për t’i vendosur përballë prokurorëve një mur me presion, zero.

Sepse unë e respektoj pavarësinë e prokurorit. Belinda në këtë betejë ligjore do ketë në krah vetëm avokatët e saj, i kërkoj ndjesë për refuzimin e 3 kërkesave për dorëheqje. I kam refuzuar vetëm sepse drejtësia, pushteti i pavarur gjyqësor u kuturis pa ose me dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurt që po e mësova do t’ua tregoj, në territorin e pavarësisë së pushtetit të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo për mua ishte dhe do të jetë e patolerushme sa të jem unë në këtë detyrë”, tha Rama.

Rama: Mua nuk më intereson çfarë do thonë. Kur shoh bulevardin çfarë mban, e shoh me keqardhje tokën ku janë shtruar ato pllaka. Unë nuk kam më asgjë për t’i provuar vetes sime. Këtu jam akoma për të dhënë gjithçka që kam brenda vetes, që Shqipëria të mos humbasë mundësinë historike që kemi krijuar dh na është krijuar edhe për rrethana të tjera, për t’u bërë brenda kësaj dekade në BE. Ne po bëjmë histori. Është e rëndësishme që mos ta humbim për asnjë çast nga sytë. Nuk na lejohet të biem pre e presionit të 700 tenxhereve. Është e rëndësishme, të mos harrojmë se pa PS, si një skuadër që duhet të jetë në formë çdo ndeshje, me strategji të qartë, disiplinë të fortë në udhëheqjen e vendit, Shqipëria mund të kthehet mbrapa sa hap e mbyll sytë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, prandaj na votojnë masivisht. Shumica dërrmuese dinë se ne dhe vetëm ne jemi garantët e pavarësisë së drejtësisë.

Edhe sot si po i qasemi kërkesës së SPAK për arrestin e një deputeteje, po e provojmë. Nuk keni dëgjuar asnjë fjalë për hedhjen poshtë të hetimit, të bëjë avokatinë e Ballukut dhe të angazhojë për t’i vendosur një mur me presion, Unë e respektoj pavarësinë e prokurorit, edhe për të hetuar një bashkëpunëtore të ngushtë. E falenderoj Belindën për punën e madhe që ka bërë dhe i uroj fatin që meriton, në betejën ligjore që do ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për tre refuzimet e dorëheqjeve të veta. I kam refuzuar sepse drejtësia, pushteti i pavarur gjyqësor u kuturis, pa ose me dashje, këtë do e mësojmë, po e mësova, do jua tregoj, në territorin e pavarësisë në territorin legjislativ dhe ekzekutiv. Pushteti buron nga vota e popullit. Për mua kjo është e patolerueshme.