TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pavarësisht të gjitha problemeve me drejtësinë, Belinda Balluku do të vazhdojë të drejtojë qarkun e Fierit.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur.
Rama: Ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës dhe skuadrave të udhëhequr prej saj në territor burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet vendore në Fier. Ku ajo do të vazhdojë të drejtojë qarkun dhe nuk do jetë në asnjë pushtet ekzekutiv.
Ajo që di unë me siguri është se pak kush nga ne i mban si Belinda Balluku kontaktet me territorin duke shkuar në zonat që mbulon si drejtuese politike. Nuk kam ndërmend ta shpall as hero dhe as viktimë Belindën sot, dhe uroj që në hetimin e cështjes për të cilën ajo akuzohet se ka kryer një vepër penale, prokuroria të shterojë cdo pistë që mund të cojë tek korrupsioni. Në fund të ditës gjithkush pas të 18 varet vetëm nga këmbët e veta.
Unë si kryeministër, nuk e kam as të mundur, por nuk e kam as të lejuar qoftë nga ligji e zakoni që ti mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend tju them që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shumë e ca më pak e dimë të gjithë sa e lehtë të merresh me të sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do me cdo kusht që të dalë e vetja. Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çka akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe, që e kam vizatuar para deputetëve në këtë sallë të nesërmen e miratimit të reformës në drejtësisë.
Më tej ai mori në mbrojtje Ballukun, për të cilën tha se edhe pse pa funksione, do jetë drejtuese politike e qarkut Fier në zgjedhjet lokale dhe rezultatet do tregojnë nëse ajo ka burim fuqie politike siç mendohet nga shumëkush.
Ai akuzoi opozitën se kur ishte në pushtet, “harxhoi para dhe i la rrugët rrugëve”.
“Por ndërkohë që Belinda Balluku u kthye në shtrigën që duhet djegur në turrën e druve me zjarr molotovësh si në mesjetë, dhe tërë fondet e mobilizuara si asnjëherë më parë në këto vite nga burimet e shtetit, organizmat financiare apo private u kthyen në para të grabitura prej asaj vetë, unë pikërisht sot duhet t’i them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vazhdon dhe do vazhdojë në infrastrukturë dhe energjetikë, nuk e solli koha dhe as paratë, se këta kanë harxhuar plotë kohë më parë për rrugët e lëna rrugëve, nuk e solli askush përveç votës së tyre për këtë parti, për qeverinë e kësaj partie, ku bën pjesë edhe Belind Balluku si anëtare e PS, si më e votuara dhe më e mbështetura nga zgjedhësit, që drejtoi për 6 vite ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës pa orar, për të realizuar objektivat për sektorët që kanë vuajtur prapambetjen historike për shumë arsye”, tha ai.