TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi në mbledhjen e grupit raportin e PS për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Manja tha se hetimet ndaj Ballukut nisën pas dy kallëzimeve, një në 2024 nga Lulzim Basha, dhe një në 2025 nga Gazment Bardhi.
Por, Manja tha se në raportin e tyre nuk janë ndalur në këtë pikë pasi respektojnë qëndrimin e mbrojtjes dhe atë të Ballukut, që për to kjo çështje është vetëm një çështje drejtësie.
Ai tha mes të tjerash se nuk mund të arrestohet një deputet, pa miratimin dhe dhënien e lejes nga Kuvendi.
"Kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur masat nuk janë respektuar/. Rasti i dytë përjashtohet në këtë rast pasi Balluku e ka respektuar. Nget vetëm rëndimi i masave të sigurimit për shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e ikjes, kryerjen e një vepre më të rëndë penale apo prishjen e provave. Raporti i referohet këtyre kërkesave. Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën. Nuk gjykojmë fajësinë apo provat, por vlerësojmë respektimin e procedurave, nëse kërkesa është bërë me natyrë politike.
Fakti nëse kërkesa është bërë me natyrë politike, Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD. Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet." - u shpreh Manja.