AKTUALITET, 9 Mars 2026, 10:10

Dosja 'Veliaj'/ Nis gjyqi, Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja: Është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë

Dosja 'Veliaj'/ Nis gjyqi, Ajola Xoxa dërgon avokatin, mbrojtja:

As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin. Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia, i cili ka deklaruar se Xoxa nuk mund të marrë pjesë në seancë pasi ia ka ndaluar mjeku të shkojë për shkak se është shtatzënë.

Haxhia: Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, i kam kërkuar të sjellë aktin e mjekut.

Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

I pranishëm në sallë është dhe prokurori Ols Dado. Po ashtu raportohet se për Veliajn është njoftuar Drejtoria e Burgjeve, ndërsa kryebashkiaku përmes një deklarate thotë se paraqitet në seancë me pretendimin se “nuk kam seancë paraprake”.

Valentina Teodoresku, avokate kryesisht e Veliajt tha se nuk kishin bërë seancë parapake, pasi nuk i ishin dhënë të gjitha dokumentet. “Ne nuk kemi bërë seanca paraprake, nuk na janë dhënë të gjitha dokumentet. I mbrojturi prej meje duhet të njihet me materialet e çështjes. Unë kam patur dy herë kontakte me të mbrojturin prej meje. Herën e dyte ishte me serum. Ti jepen 65 mijë faqet. Herën tjetër qëndruam vetëm një orë në bisedë për ccështjen”, tha avokatja.

Sakaq, në sallë nuk është e pranishme bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndërsa në gjyq janë avokatët Maksim Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. “Klientja jonë është në pamundësi për t’u paraqitur për shkak të gjendjes së saj, pasi është shtatzënë. Ja ka ndaluar mjeku të lëvizë”, mësohet të jetë shprehur avokati.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes. Prej më shumë se një viti, Veliaj ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit pasi SPAK-u ka provuar 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.