TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e PS në lidhje me kërkesën e SPAK për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
“Ndaj saj është ngritur një akuzë, jo për vjedhje dhe korrupsion apo ndonjë flagrance për ndonjë vepër të rëndë penale. Por vetë, për dyshimin se nën cilësinë e ish-ministres ka kryer pabarazi në tendera publikë 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe në celularin e një ish-drejtori.
Mbi këtë fakt, krejt të pahetuar asokohe, por servirur më parë nga korrierësh që hynë e dalin te kuzhina e stacionit të trenit si gjellë qensh, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjyqtari pezullimi i anëtares së Kabinetit Qeveritar. Një masë absurde, që sic e kemi thënë më parë pezulloi funksionin, jo thjesht personin. Një budallallëk i kësaj natyre s’ka ndodhur askund në botë” -tha Edi Rama.
Në fillim të fjalës së tij pas prezantimit të raportit të PS për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Belinda Ballukut, Rama tha se nuk është akuzuar as për vjedhje e as për korrupsion. Ai e quajti “turravrap të pakuptueshëm” pezullimin e saj, që e cilësoi si “masë absurde” pasi pezulloi funksionin.
"Ndaj saj është ngritur një akuzë që në vitin e shkuar jo për vjedhje, jo për korrupsion e gjësendi tjetër të lidhur me një skenë krimi ose flagrancë, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer veprën penale pabarazi në tenderë publike 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish-drejtori. Mbi këtë fakt krejt të pahetuar asokohe, por si rëndom servirur më parë përmes korrierësh që hyjnë e dalin te kuzhina e Stacionit të Trenit si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit publik e mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm nga prokurori dhe gjykatësi i seancës pezullimi i anëtares së kabinetit qeveritar. Një masë absurde që siç e kemi shpjeguar, pezulloi funksionin dhe jo personin, prandaj s’ka ndodhur në botë asnjë budallallëk i kësaj natyre. Pa pritur fare përfundimin e procesit për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e ekzekutivit, sapo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte cështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë: kërkesa që diskutojmë sot. E diskutojmë me të drejtën që na jep Kushtetuta për të rrëzuar ose jo arrestin e një deputeti", tha Rama.